20:48 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

GRUEVSKI I PAFTYRË – Dje e sulmoi Xhaferin, e para 4 vitesh vepronte ndryshe! (Foto+Video)

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ishte i tensionuar dje gjatë seancës parlamentare ku pikë e rendit të ditës ishte ligji për gjuhët.

Ai kishte sjellje jo të mira derisa fliste kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Madje, me këtë të fundit, Gruevski pati incidente duke e sulmuar verbalisht dhe fizikisht.

Mirëpo, ish-kryeministri maqedonas kishte raporte ndryshe para disa vitesh kur Xhaferin e kishte pjesë të kabinetit, transmeton Indeksonline

Në fotot më poshtë shihet Xhaferi, i cili në  vitin 2014 ishte ministër i Mbrojtjes si pjesë e delegacionit së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ish-kryeminitri Nikolla Gruevski. Ata ishin në një vizitë pune në selinë e Aleancës së NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Gjatë vizitës, ministri Xhaferi morri pjesë edhe në takimin bilateral mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës së NATO-s, si dhe në takimin e Republikës së Maqedonisë me Këshillin e Atlantikut Verior /Indeksonline/