16:10 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gruevski kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve

Lidhur me ndalimin e sotme të ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, disa deputetëve dhe funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në konferencë për media akuzoi se pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtet dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan Platformën e Tiranës.

Gruevski kërkon ndërprerjen e këtij procesi. Kërkon lirimin e të gjithë personave që janë të ndjekur nga ky pushtet.

Gruevski njoftoi se menjëherë pas konferencës do t’i bashkëngjitet protestuesve.