21:10 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gruevski ‘strehohet’ në vilën e kryeministrit hungarez

Ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski,  dy ditë më parë u largua nga Shkupi për në Hungari, ku ka kërkuar azil.

Gruevski mendohet se gjendet në vilën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e televizionit 1TV, e cila po qëndron në Budapest. Viktor Orban njihet si mbështetës dhe aleat i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE.

Zyra e Kryeministrit hungarez konfirmoi se Gruevski paraqiti kërkesën për azil politik. Nuk është shtuar se për arsye sigurie, megjithatë, Gruevski u lejua të paraqiste kërkesën në Zyrën e Emigracionit dhe Azilit.

Edhe pse autoritetet hungareze theksojnë se ata nuk duan të ndërhyjnë në punët e brendshme të Maqedonisë, Gruevskit iu janë lejuar “procedura të veçanta” për azil”, të cilat mund të jenë një gjemb në sytë e autoriteteve të Shkupit.

Gjithashtu ka spekulime se Orban dyshohet se i premtoi azil politik Gruevskit pranverën e kaluar. Dhe jo vetëm Orban, por edhe Gergeli Guljas, ministër i ngarkuar për administratën e Kryeministrit dhe Zholt Nemet, një ish-sekretar i jashtëm që mori pjesë në fushatën e Gruevskit.

Orban tha dje se Maqedonia mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Hungarisë për BE dhe NATO. “Nëse Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, gjithmonë mund të llogarisë në miqësinë e Hungarisë. Si Maqedonia dhe Hungaria i përkasin Perëndimit”.

Nga ana tjetër, opozita hungareze, e udhëhequr nga partia më e madhe opozitare – dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, po nxisin arrestimin dhe ekstradimin e Gruevskit. Zaev argumenton se Hungaria nuk duhet të mbrojë një kriminel që ka dëmtuar shtetasit maqedonas. /IndeksOnline/