17:46 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Grupet serbe së bashku me tifozët çek provokojnë ‘Dardanët’

Tifozët serb dhe ata çek janë  bashkuar dhe kanë filluar provokimet e tyre ndaj tifozëve të Kosovës “Dardanëve’ para ndeshjes së Kosovës kundër Çekisë.

Në videot e bëra nga IndeksOnline shihet se si policia menjëherë filloi të reagojë ndaj këtyre tifozëve, të cilët kanë filluar provokimet.

Mirëpo nuk dihet ende nëse ka të arrestuar.

Po ashtu në Çeki është një numër i madh tifozësh të Kosovës, e të cilët kanë bërë atmosferë që nga mëngjesi.

IndeksOnline është duke raportuar nga vendi i ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar për situatën.

/Indeksonline/.