18:21 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Grupmoshat e personave që vdiqën si pasojë e COVID-19, në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar së fundi disa të dhëna lidhur me përhapjen e virusit COVID-19.

Sipas këtyre të dhënave në Prishtinë që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë infektuar 1 mijë e 629 qytetarë,416 prej tyre janë shëruar, 21 kanë vdekur kurse raste aktive vazhdojnë të jenë 1 mijë e 192.

Në bazë të këtyre statistikave, dy raste të vdekjes ishin nga grupmosha 35-44,pesë raste nga grupmosha 55-64, shtatë raste të vdekjes nga grupmosha 65-74 dhe 7 raste të vdekjes mbi moshën 75 vjeç./Indeksonline/