07:06 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

GSJP diskuton për performancën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon tryezën e diskutimit me temë: “Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë mbi performancën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, sfidat dhe problemet që has ky institucion, si dhe rolin e tij mbi sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.

Për më tepër, paneli do fokusohet edhe mbi problemet me të cilat është ballafaquar së fundmi kjo agjenci dhe ndikimi i tyre në aspektin ndërkombëtar.

Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantojë një Analizë Politikash të titulluar: “Rrugëtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: çfarë cilësie po ofrohet nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë?” e cila trajton punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në akreditimin, riakreditimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha Intitucioneve Private të Arsimit të Lartë dhe programeve të tyre të studimit për vitin 2017 dhe 2018.

Njëkohësisht, kjo analizë fokusohet edhe në rritjen e vazhdueshme të numrit të Institucioneve Private të Arsimit të Lartë dhe ndikimin e tyre në cilësinë e arsimit të ofruar.

Për më tepër, analiza shtjellon sfidat dhe problemet e vazhdueshme me të cilat është përballur ky institucion dhe ndikimin e tyre në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë.

Temat: