20:07 / E Martë, 19 Korrik 2022 / OSH

Guardia di Finanza po e ndjek në Vlorë, mjeti që dyshohet se ka drogë ndryshon drejtimin

Të tjera detaje vijnë nga operacioni i Guardia di Finanza që është duke u zhvilluar në brigjet e Vlorës. Prej disa orësh ata janë vënë në ndjekje të një mjeti lundrues. Kontrollet po kryhen në det dhe në tokë.

Gazetari Elton Nikaj raporton se mjeti i vënë në ndjekje nga Guardia di Finananza që dyshohet se ka lëndë narkotike është larguar drejt veriut.

Besohet se ka ardhur nga jashtë kufijve. Ndërkohë operacioni është duke u zhvilluar.