10:47 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Guardiola e krahason Bernardo Silvan me Messin

Pep Guardiola ishte i impresionuar nga performanca e “fantazistit” portugez, Bernardo Silva në përballjen e Manchester City ndaj Bournemouth, me “luzitanin” që shënoi dy herë në këtë sfidë, ku u shfaq në nivelin më të lartë.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai shënoi dy gola të mrekullueshëm. Lëvizja në golin e dytë më kujtoi Messin. Messi e ka bërë këtë shumë herë. Të gjithë janë të lumtur që e kemi këtu”,- u shpreh Guardiola pas ndeshjes.

Përveç performancës spektakolare të Bernardo Silva, tekniku spanjoll shpjegoi gjithashtu edhe arysen pse e largoi “bomberin” norvegjez, nga fusha në fillimin e pjesës së dytë të sfidës.

“Ai e ndrydhi kyçin e këmbës dhe nuk donim të rrezikonim. Ai nuk ndihej rehat. Ndoshta do të kthehem të martën ose të dielën”,- theksoi tekniku spanjoll.