15:15 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola e pranon: Nuk mund të shtyhemi me Barcelonën

Me të ardhmen e Frenkie de Jong që do të vendoset këtë të javë, Pep Guardiola pohon se Manchester City nuk mund të garojne me Barcelonën në tregun e transferimeve.

De Jong, mesfushori më premtues në Europë, do të largohet nga Ajax këtë verë dhe ai ka zgjuar interesin e top klubeve të kontinentit në muajtë e fundit, shkruan Indeksonline.

Guardiola i ka thënë zyrtarëve të klubit se 21-vjeçari është një talent i jashtëzakonshëm dhe duhet të bëjnë çmos që t’i sigurojnë shërbimet e tij, marrë parasysh edhe që Fernandinho mbush 34 vjet në Maj.

Tutje Guardiola ka thënë se kur për një lojtarë janë të interesuara top klube si PSG, Barcelona apo edhe Real Madridi është shumë problem që të sigurohen shërbimet e tij. Ai tha se nëse një klub si Barcelona kërkon të njëjtin lojtar që ju kërkoni është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur që ta mposhtni në treg, vetëm nëse veproni shpejtë dhe me efikasitet mund të keni një shansë kundër Barcelonës, ka thënë Guardiola./Indeksonline/