09:11 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Guardiola flet për lëndimin e Ederson, disa ditë para sfidës me Liverpoolin

Manchester City ka mbetur pa portier pas ndeshjes me Atalantën të mërkurën mbrëma.

Ederson pësoi një lëndim dhe nuk u paraqit në pjesën e dytë derisa Bravo u ndëshkua me të kuq, ku për 10 minuta portën e mbajti Walker.

Por problemi më i madh është ndeshja me Liverpoolin që zhvillohet në fundjavë.

Trajneri Pep Guardiola ka folur për mundësinë e mungesës së Edersonit në derbin e Premierligës.

“Nuk mund ta di tani. Është një problem muskular. Ne e kuptuam lëndimin e tij në fund të pjesës së parë dhe për atë arsye e zëvendësova”, ka thënë Guardiola.

Sot do të bëhen ekzaminime mjekësore për të kuptuar nëse Ederson do të mungoj ndaj Liverpoolit. /IndeksOnline/