10:03 / E Diele, 02 Prill 2023 / Gj. Sh

Guardiola i lumtur me fitoren ndaj Liverpulit, e ngrit në qiell Grealishin

Manchester City mbrëm ka shënuar fitore bindëse ndaj Liverpulit.

Cityzens në ”Etihad Stadium” fitoi me rezultat 4-1, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin e Premierligës, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Pep Guardiola, u shpreh i lumtur për fitoren, duke thënë se performaca e skuadrës së tij ishte perfekte.

Tekniku spanjoll në veçanti ishte i kënaqur me paraqitjen e jack Grealish.

“Performanca jonë ishte pothuajse perfekte nga minuta e parë deri në minutën e 93-të kundër një ekipi që ka qenë një nga rivalët tanë më të mëdhenj në sezonet e fundit. Djemtë ishin të gjithë shumë të mirë dhe të gatshëm për të përfituar nga çdo lëvizje e kundërshtarit. Sa i përket Grealish, ai ka luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit. Tifozët e Aston Villa e njohin këtë Jack. Jemi shumë të kënaqur me performancën e tij. Më pëlqen ovacionet që i kanë bërë tifozët tanë. Ai me të vërtetë e meritonte”-deklaroi Guardiola./IndeksOnline/