13:57 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Guardiola ia uron titullin Liverpoolit

Man City u mposht nga ekipi i promovuar në Premierligë, Norwich me rezultat 3:2.

Tash, Liverpool prin i vetëm në tabelë me 15 pikë nga 5 ndeshje duke u treguar 100% të saktë dhe ka 5 pikë më shumë nga Manchester City që gjenden në pozitën e dytë, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, Guardola me ironi uroi titullin e Premierligës Liverpolit para gazetarëve.

“Jemi në shtator… a do ta bëjmë këtë? Në rregull atëherë: urime Liverpool, ju jeni kampion”, u shpreh Guardiola.

“Por jemi vetëm në shtator. Do ta rimarrim veten. Natyrisht kemi lëshuar pikë. Sa keq që edhe me Tottenham lëshuam pikë sepse bëmë lojë shumë të mirë”, theksoi spanjolli./Indeksonline/