10:47 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Guardiola ka vetëm fjalë pozitive për portierin e Kosovës

Guardiola ka lavdëruar dy talentët e skuadrës së tij, Brahim Diaz dhe Arijanet Muriqi, pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Fulhamit në Carabao Cup.

Diaz, 19 vjec, shënoi të dy golat në fitoren e së enejtën. Trajneri i Manchester Cityt thotë se klubi do të bëjë gjithçka që munden për të bindur talentin të qëndroj në klub, duke pasur parasysh se ai është në vitin e fundit të kontratës.

Megjithatë, Guardiola është plotësisht i vetëdijshëm për talentin spanjoll dhe thotë se klubi do të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për të provuar dhe mbajtur atë gjatë kësaj sezoni.

“Duke luajtur në ekipet më të larta nuk është e lehtë për lojtarët e rinj, por ai (Brahim) i tregoi kualitetet e tij përsëri, trajnimi i tij është gjithmonë i pabesueshëm dhe ai është vlerësuar me të vërtetë nga të gjithë ne”, tha Guardiola.

Përveç Brahim, Guardiola ishte gjithashtu plot lavdërim për portierin e ri Aro Muric dhe mesfushorin e Anglisë U21 Phil Foden.

“Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Aros (Muric) – ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri sonte ishte në nivel”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola. /IndeksOnline/

Temat: