19:24 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Ma ofruan Pogban në janar! Vjen përgjigja e yllit francez (Foto)

Pep Guardiola ka thënë në konferencën e sotme se menaxheri i njohur, Mino Raiola i ka ofruar atij në janar dy yjet që i ka në menaxhim, Pogban e Mkhitaryan.

Kjo deklaratë vije pak ditë pasi agjenti i famshëm e ofendoi trajnerin spanjoll duke e quajtur frikacak dhe qen.

“Dy muaj më parë ai më ofroi Mkhitaryan dhe Pogba për të luajtur me ne. Pse? Nuk e di se si ka mundur të ofroi dy lojtarët e tij tek një trajner që i ngjanë si një qen” ka thënë Guardiola.

Pas kësaj deklarate, Paul Pogba ka reaguar me një foto duke u çuditur me deklaratën e trajnerit spanjoll./Indeksonline/