16:44 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Me mendje te United, syrin e kam te Liverpooli

Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij është e gatshme psiqikisht për derbin ndaj Manchester United. Pavarësisht humbjes nga Liverpooli, trajneri spanjoll mendon se skuadra e tij është e gatshme për dy fitore të mëdha në ditët e ardhshme.

“Ishte një rezultat i vështirë dhe do ta kemi tejet të vështirë të martën. Por, unë jam i bindur se ne mund ta bëjmë atë. Mendja ime është te derbi ndaj United, por syrin e kam te përballja me Liverpoolin.

Dua t’i ftojë të gjithë të na krijojnë atmosferë të mrekullueshme, i ftoj të rinjtë që të vijnë për të na dhënë përkrahje. Me siguri se do të kursej disa lojtarë për shkak të rëndësisë së ndeshjes, por na duhet gjithsesi fitorja” ka thënë Guardiola./Indeksonline/