23:55 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Na dëmtoi gjyqtari (Video)

Manchester City u eliminua nga Liverpooli në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola ka thënë se gjyqtari e ndëshkoi, ku edhe e përjashtoi nga stoli pas pjesës së parë.

“Pas pjesës së parë i thashë gjyqtarit se kishte një gol dhe ai më përjashtoi. 2-0, do të ishte ndryshe. Arbitrazhi ka shumë ndikim, goli i Salahut në Anfield goli i refuzuar padrejtësisht i Jesus në Anfield. Një gabim tjetër sot na penalizmi”, ka thënë Guardiola. /IndeksOnline/