16:21 / E Martë, 13 Prill 2021 / A. A

Guardiola: Nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ata e kanë fituar

Manchester City do të ballafaqohet me Dortmundin të mërkurën në çerekfinalen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Anglezët fituan ndeshjen e parë 2-1 në Etihad Stadium.

Trajneri Pep Guardiola është duke u përballur me presion të madh nga mediumet angleze për faktin që nuk e ka fituar këtë garë që 10 vite.

Megjithatë, Guardiola ka thënë se asgjë nuk është në dorën e tij por tek futbollistët.

“Nuk e kam fituar që 10 vite, por gjatë kësaj periudhe kam qenë në çerekfinale e gjysmëfinale, ndoshta një ditë unë apo ne do ta fitojmë. Unë nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve por NE, pra unë nuk kam nuk kam luajtur futboll, jam munduar që t’i joshi lojtarët ta fitojnë. Nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ata e kanë fituar. Unë isha aty vetëm që të krijoj një ide se si mund të arrihet triumfi. Edhe kësaj radhe është njejtë” deklaroi Guardiola.

Ndryshe, Manchester City nuk mund të llogarisë në shërbimet e Sergio Aguero që nuk do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë skuadrës nesër.

/Indeksonline/