10:11 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Guardiola synon transferimin e tre lojtarëve të Interit

Pep Guardiola po mendon për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Dhe tekniku spanjoll ia ka vënë syrin tre lojtarëve të Interit: sulmuesin Lautaro Martinez, mbrojtësin Milan Skriniar dhe të riun Alesandro Bastoni.

Sipas mediave të huaja, tekniku katalanas dëshiron të zëvendësojë sulmuesin e tij veteran Sergio Kun Aguero me bashkëkombasin Lautaro Martinez, ndërsa synon të bashkojë në mbrojtje sllovakun Skriniar dhe italianin Bastoni me francezin Americ Laporte.

Interi është kthyer ne “tregun” e preferuar të shumë klubeve të mëdha dhe nga shitja e disa prej elementëve të rëndësishëm të skuadrës mund të përfitojnë shuma marramendëse.