15:15 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Guardiola tregon për herë të parë pse e largoi Cancelon: Pas Kupës së Botës, vendosa një skemë tjetër…!

E vetmja gjë që i mungonte telenovelës Joao Cancelo ishte shpjegimi zyrtar i Guardiolës.

“Largimi im nuk ka të bëjë fare me Pepin”, tha Cancelo në prezantimin te Bayerni.

As trajneri i Manchester Cityt nuk ka dashur t’i hedhë benzinë ​​zjarrit.

“Së pari i uroj më të mirat në katër muajt e tij në Mynih. Pas Kupës së Botës vendosëm të ndryshonim mënyrën se si luajm. Vendosa që lojtarëve të tjerë të iu jap më shumë minuta në fushë. Ai duhet të luajë për të qenë i lumtur dhe, për këtë arsye, vendosëm ta lëmë të shkojë në Mynih” ka thënë Guardiola.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Ai kishte një rol të jashtëzakonshëm në dy ligat e fundit që fituam. Nuk do të them asnjë fjalë të keqe për të, as për etikën e tij të punës, as për pasionin e as për aftësitë e tij: përfundoi Pep./Indeksonline/