17:08 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Guardiola tregon se si i ka motivuar lojtarët e tij që mos ta lëshojnë Premierligën

Pep Guardiola ka thënë se ai dhe lojtarët e tij e kanë harruar natën e të mërkurës. Pep ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme të luftojë për titull në Premierligë.

“Ajo që ndodhi të mërkurën e kaluar ishte e pabesueshme. Ne ishim me fat për ta jetuar atë moment, por pas pak sekondave u shkatërruam. Iu kam thënë lojtarëve se duhet ta harrojnë tërësisht atë moment. Le të ndjejnë sikur diçka e tillë nuk ka ekzistuar.

Duhet të luftojmë për të përjetuar momente të bukura, siç është triumfi në Premierligë. Jemi të gatshëm për këtë. Kemi për të luftuar deri në fund, futbolli është i tillë, duhet të jetoni më situata të tilla” ka thënë Guardiola.

Manchester City ndeshet përsëri me Tottenham nesër nga ora 13:30 e cila po llogaritet si njëra nga ndeshjet më të vështira të Cityt deri në fund të edicionit në Premierligë./Indeksonline/