Guardiola u frikësua për Mahrez se mund të dilte pozitiv në testet e dopingut
Riyad Mahrez nuk ishte prezent në ndeshjen e Community Shield që Manchester City e fitoi kundër Liverpoolit pas penalltive.
Trajneri katalanas zbuloi se ai nuk e aktivizoi algjerianin nga frika se do të dilte pozitiv për doping pas mosmarrëveshjes për Kupën Afrikane, pas së cilës Algjeria u shpall kampion.
“Ishte një frikë që do t’i nënshtrohej një kontrolli sepse mjekët tanë nuk kishin informacionin e plotë. Prandaj nuk isha në ekip. Ai mund të kishte luajtur disa minuta, por ne nuk mundëm të shfrytëzonim mundësinë sepse mjekët nuk kishin informacione për ilaçet që ai kishte marrë“, ka thënë Guardiola. /IndeksOnline/