11:24 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / L K

Guendouzi pranë kalimit te skuadra e madhe italiane

Matteo Guendouzi pritet ta vazhdojë karrierën në Itali. Mesfushori francez është shumë pranë kalimit tek Lazio.

Ish-futbollisti i Arsenalit do të jetë tek Lazio pasues i Milinkoviq-Saviq që braktisi Lazion për ligën arabe.

Lazio ka propozuar një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Marseji ka propozuar huazimin e futbollistit, por që Lazio po këmbëngulë në blerjen e kartonit të tij.

Humbja nga Lecce dhe çalimi në mesfushë ka qenë një sinjal i fuqishëm për Sarrin që të bëj blerje në këtë pozicion./Indeksonline/