23:54 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Gundogan pranon ofertën e Barcelonës

Ilkay Gundogan nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollistë i Barcelonës.

Sipas “SPORT”, mesfushori gjerman e ka pranuar ofertën e klubit katalanas, shkruan IndeksOnline.

Gundogan pritet të nënshkruajë një kontrate fikse trevjeçare me skuadrën e Barcelonës.

Ajo që e ka bindur lojtarin, përveç kohëzgjatjes së kontratës që ishte pretendimi i tij kryesor, është se Xavi e ka siguruar një rol të përhershëm në formacion.

Gundogan do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.

Gjermani do të presë deri pas finales së Ligës së Kampionëve për të shpallur vendimin e tij, që tregon se do t’i bashkohet Barcelonës në sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/