10:57 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / B O

“Haaland, Diaz, Nkunku, Vlahovic”, Ragnick zbulon listën e yjeve që i kërkoi te United, por klubi s’u përgjigj!

Ralf Rangnick i dorëzoi Manchester United një listë me plot yje për t’i transferuar te Manchester United në afatin e janarit, por që klubi nuk ia kishte plotësuar.

Trajneri austriak kishte kërkuar blerjen e dy sulmuesve në janar dhe në listë kishte yje si Dusan Vlahovic, Christopher Nkunku, Luis Diaz dhe Erling Haaland.

Një nga dëshirat e Ragnick ishte edhe mbrojtësi Gvardiol i Leipzig, por që klubi anglez s’e kishte respektuar preferencën e tij.

Selektori i Austrisë ka thënë se ishte zhgënjyer me dështimin e blerjes së yjeve, për çka skuadra kishte ecuri tejet negative në rezultate.

Të gjithë yjet e kërkuar nga austriaku sot po shkëlqejnë në skuadrat e tyre dhe janë protagonist të sukseseve në skuadrat përkatëse./Indeksonline/