20:39 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. A

Haaland lëndohet pak minuta para ballafaqimit me Lazion

Pak minuta para ndeshjes ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve, Borussia Dortmund ka njoftuar se sulmuesi Erling Haaland dhe Emre Can nuk do të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve.

Haaland ka probleme me muskujt e këmbës por nuk është bërë e ditur koha sa do të mungojë.

Norvegjezi është golashënuesi më i mirë në Evropë aktualisht me 17 gola në të gjitha garat.

/Indeksonline/