16:25 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Haaland – Manchester City, bisedimet fillojnë në janar

Diskutimet mbi një transferim të Erling-Braut Haaland në Manchester City pritet të fillojnë në muajin janar, transmeton Indeksonline.

Agjenti i sulmuesit është i interesuar për të filluar bisedimet kur afati i transferimeve të hapet, me cityzens që i prijnë garës për nënshkrimin e norvegjezit.

Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmund verën e ardhshme, teksa klauzola e tij është 75 milionë euro.