23:47 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / C E

Haaland mund të dënohet shkaku i postimit në Twitter për gjyqtarin Simon Hooper

Erling Haaland ishte i pakënaqur me vendimet e marra nga gjyqtari Simon Hooper në barazimin 3-3 të Man City kundër Tottenhamit.

Norvegjezi i bërtiti qartë ndjenjat e tij ndaj gjyqtarit, duke i thënë “shko në dreq të mallkuar”. Ai nuk u ndal me kaq dhe zemërimin e tij e shprehu në rrjetet sociale.

Duke ripostuar një video të vendimit të çuditshëm të Hooper që rezultoi që City të mos kishte një mundësi të qartë për të shënuar, sulmuesi shkroi në Twitter “Wtf”.

Mediat sociale të Haaland dhe komentet në fushë mund ta vendosin atë në telashe nëse federata angleze tregon qëndrueshmëri në vendimmarrjen e tyre.

Në fillim të këtij sezoni, Virgil van Dijk u ndëshkua me një ndeshje shtesë pasi i tha gjyqtarit “kjo është një shaka, po bën shaka me mua!”, pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Newcastle.

Ndoshta i njëjti fat e pret Haalandin.