10:28 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Haaland në 2020-ën më shumë gola se e gjithë skuadra e Man Utd-së

Futbollisti i Dortmundit, Erling Braut Haaland edhe në ndeshjen e fundit ka treguar se është një super lojtar.

Mirëpo që është një futbollist me të ardhme po e tregojnë edhe statistikat.

Haaland del që në vitin 2020 ka më shumë gola se e gjithë skuadra e Manchester United, kjo pasi që futbollisti i Dortmundit ka shënuar 5 gola, kurse United vetëm 4.

Po ashtu Haaland ka luajtur vetëm 57 minuta në dy ndeshje kurse Man Utd ka luajtur 360 minuta.

Haaland është vetëm 19 vjeçar dhe kishte shënuar 28 gola në 22 ndeshje në gjysmën e parë të sezonit për skuadrën Red Bull Salzburg./Indeksonline/.