Haaland nuk e harron Dortmundin, lutet për ta fituar titullin e kampionit

Futbollisti Erling Haaland nuk e ka harruar ish klubin e tij Borusia Dormund.
Sulmuesi norvegjez i ka dhënë mbeshtetje Dortmundit përmes profilit zyrtar në Twitter, duke u lutur që ta fitojnë titullin e Kampionit, shkruan IndeksOnline.
”Nje me shume@BVB 🙏🏻🖤💛”, ka shkruar Haaland.
Dormund do të luaj sot ndeshjen e fundit të sezonit, ku do të jetë nikoqire e Mainzit.
Një fitore do ti mundësonte skuadrës ”verdhëezi” të fitojnë titullin e kampionit të Gjermanisë./IndeksOnline/