15:01 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / MSH

Haaland nuk është më në radarin e Los Blancos

Me Kylian Mbappe që tashmë e ka zgjedhur të ardhmen e tij, ku “Santiago Bernabeu” do të jetë shtëpia e re për të, te Real Madridi “fiksimi” tjetër nuk është më i preferuar.

Madrilenët thuhet se janë dorëzuar për transferimin e Erling Haaland, dhe në këtë mënyrë merkatoja e verës pritet të jetë “flakë” për sulmuesin norvegjez.

Sipas “Star”, Los Blancos nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë ofertë për Haaland, duke i hapur rrugën katër katër klubeve “big” të Premier League,  Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool.

Një lajm i keq ky për norvegjezin, duke pare së në ditët e kaluara është thënë se preferenca e lojtarit ishte pikërisht Real Madrid dhe se transferimi në Premier League nuk pëlqehet shumë nga 21-vjeçari.