15:09 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Haaland te Manchester City? Flet Pep Guardiola: Ai është sulmuesi më i mirë në botë…

Erling Haalandi është një nga sulmuesit më të kërkuar në botë.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë me shumë gjasa do të largohet nga Borussia Dortmundi në afatin e verës, shkruan IndeksOnline

Për sulmuesin e Dortmundit ka folur edhe trajneri, Pep Guardiola. Madje skuadra e tij është një nga kandidatet për të nënshkruar me lojtarin në fjalë.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht. A e duam atë te Manchester City? Ju më kuptoni, unë s’mund të flas për këtë. Ai është një lojtar i Dortmundit, pra s’mund të flas asgjë”, ka thënë Pep Guardiola.

Kujtojmë se ekipi i teknikut spanjoll, do të luajë në çerekfinale ndaj Borussia Dortmundit në UEFA Champions League./IndeksOnline/