Haalandi e mposht Chelsean veç vet në miqësore, shënoi tri gola

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore në miqësore ndaj Chelseat me rezultatin 4:2.
Qysh në minutat e para të takimit, skuadra e Pep Guardiolas u tregua më e rrezikshme duke shënuar dy gola, shkruan Indeksonline
Ishte Erling Haaland që realizoi dy gola për pesë minuta. Një në minutë e 4’të nga pika e bardhë e penalltisë dhe një në minutën e 5’të pas një gabimi amatoresk nga Caicedo.
Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy gola tjerë. Ishte Bobb dhe Haaland, ky i fundit e kompletoi hat-trikun e tij.
Për Chelsean golat i shënuan: Sterling në minutën e 59’të dhe Madueke në minutën e 89’të./Indeksonline/