15:36 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hahn: Serbia mund me hy në BE në 2025, por obligimet duhet t’i kryej në 2023

Komisioneri i BE-së për Zgjerim Johannes Hahn ka thënë se Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2025.

Hahn në një konferencë për media të mbajtur bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini dhe Kryeministren e Serbisë Ana Brnabic ka thënë se viti 2025 si një afat për anëtarësimin e Serbisë në BE është synim ambicioz, por sipas tij, është i realizueshëm.

“Kjo do të thotë që Serbia duhet ti përfundojë të gjithë obligimet deri në vitin 2023” ka thënë Hahn.

Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga kryeministrja e këtij vendi Ana Brnabic ka marrë pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Serbi – BE. Një takim të tillë me BE-në sot po realizin edhe Kosova, delegacionit të së cilës, i prin Kryeministri Haradinaj.

Ndërkohë pala serbe bën me dije se është e e gatshmë ti hapë pesë kapituj të bisedimeve me BE’në.