75 Mall Live Search
15:36 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Hajdar Beqa qeras PDK-në me drekë për lindjen e djalit (Foto)

Lindja e djalit të Hajdar Beqës së PDK-së u urua sot në seancën plenare të Kuvendit nga shumë deputetë.

Madje, siç raportoi Indeksonline, Bekim Haxhiu- Kamishi i PDK-së e kapi për këmishe Beqajn, duke dashur t’ia shqyej atë.

Për gjestin e tij, Kamishi ka njoftuar se vetëm një pullë të këmishës ia këputi Beqës, derisa e kapi për ta uruar.

“Urime lindja e djalit Hajdar Beqa! Një pullë e grisur sot për një djalë të lindur, është zakon shqiptar, … pullat tjera për herave tjera. I paq me shëndet vajzat, djalin dhe familjen!”, ka theksuar Kamishi.

Beqa me rastin e të bërit baba i një djali pas tri vajzave, i ka qarrosur kolegët deputetë të PDK-së me një drekë, gjatë kohës sa Kuvendi shkoi në pauzë. /Indeksonline/