17:16 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drenori: Deputeti i shkon ‘zhag’ një kryetari komune, shef unë e mbaj qesen…ti veç qit naj sen…

Në Kosovë thuajse të gjitha komunat janë aktivizuar për një ambient të pastër.

‘Ta pastrojmë Kosovën’ është aktiviteti që ka bashkuar të gjithë.

Është pikërisht i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili me shumë qytetarë vendosën që të pastrojnë ambientin në komunën e tyre.

Por për t’i ndihmuar kishte dalë edhe ish-deputeti Bekim Haxhiu.

E me këtë veprim të Haxhiut është tallur ish-kandidati për të parin e Drenasit, Xhavit Drenori,t transmeton Indeksonline.

Drenori shkruajti: Shef shef, unë e mbaj qesen ti veq qit najsen… edhe e derdhi ne kontinier shkruar Drenori.

Postimi i plotë:

Shef shef, une e mbaj qesen… ti veq qit najsen… edhe e derdhi ne kontinjer!

Deputeti i shkon “zhag” nje Kryetari komune… rast jashtzakonisht i ulet.

Praktika “shef” e vetmja mundesi me mbijetu politikisht, fatkeqesisht!

PS.: po kritikoj menyren e veprimit te tyre ne kete rast dhe jo personat per te cilet mbaj pozicion neutral ne angazhimet e tyre politike.