22:10 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hajde përhajr! Martohet Angela Martini me miliarderin rumun (Foto)

Modelja e famshme, Angela Martini i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, shkruan Indeksonline.

Lajmin në fjalë e ka dhënë vetë Martini, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia.

Martini e ka ekzagjëruar paksa me veshjen e saj, aspak e përshtatshme për një datë që duhet mbajtur në mend.

Ndryshe kujtojmë se çifti në fjalë janë në lidhje tash e sa kohë. Poashtu, Martini është distancuar dukshëm nga fotosesionet dhe pasarelat sa i pëket modelizmit./Indeksonline/