08:50 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hajduti nga Siria kapet duke vjedhur në Durrës

Një 29-vjeçar nga Siria është arrestuar në Durrës pasi u kap duke vjedhur.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi O. M., 29 vjeç.

“Ky shtetas dyshohet se me datë 11.02.2020, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale të “Vjedhjes”.