23:50 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

‘Hajmalia’ e Milanit do të jetë në stadium

Me të në shkallët e stadiumit, Milani nuk ka humbur asnjëherë, ndërsa herë e fundit që ka parë kuqezinjtë, ka qenë pikërisht derbi i 27 Dhjetorit, i vlefshëm për Kupën e Italisë.

Bëhet fjalë për presidentin kineztë kuqezinjve, Li Yonghong, që ka mbërritur sot në Milano dhe do të jetë nesër në tribunë, për të parë skuadrën e tij.

Ka mjaftuar vetëm një ‘Forca Milan’, nga ana e tij për gazetarët e pranishëm, ndërsa më pas ka udhëtuar menjëherë në zyrat e klubit, për të takuar bashkëpunëtorët e tij.

Li Yonghong bleu Milanin nga Silvio Berlusconi verën e kaluar dhe ka shpenzuar shumë para në merkato, por nuk mungojnë as raportimet se kjo manovër është përdorur si skemë për të pastruar para.