Tre ndeshje, tre fitore! Franca mposht edhe Norvegjinë dhe vulos dominimin në grup
Franca ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në Grupin I, duke kaluar si lidere në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.
Viktika e radhës e ”Gjelave” ishte kombëtarja e Norvegjisë, duke e mposhtur me rezultat bindës, 4-1, shkruan IndeksOnline.
Kjo ishte nata e Ousmane Dembel, i cili realizoi hat-trick, në minutat 7′ 20′ dhe 32-të.
Golin e katërt për Francën e shënoi Desire Doue, në 90+4.
Norvegjia e cila luajti me formacion të dytë, golin e nderit e shënoi me Thelo Aasgaard, në minutën e 21-të.
Franca kalon në fazën e eliminimit direkt si lidere e grupit, me tre fitore në tre ndeshje, derisa Norvegjia kualifikohet nga vendi i dytë.
Senegali me fitoren e sotme 5-0 ndaj Irakut renditet e treta dhe është në pritje të kualifikimit, derisa Iraku eliminohet nga Kupa e Botës, me tre humbje./IndeksOnline/

