12:32 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Hajnat” çekë, prezantojnë fanellat për ndeshjen kundër Kosovës

Kundërshtari i drejtpërdrejtë i Kosovës për vendin e dytë në grupin A, Çekia ka prezantuar fanellat për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Ata janë munduar të shprehnin “art” në këtë prezantim, por e kanë bërë vetën “hajn”, shkruan Indeksonline.

Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare, shihet një person se si ia vjedh fanellën trajnerit.

Ai fillimisht nuk e pëlqen atë, por me dinakëri ia merr dhe më pas e përdor atë për të shikuar ndeshjen.

Kujtojmë se Çekia luan kundër Kosovës në ndeshjen që zhvillohet në Plzen të enjten mbrëma. /IndeksOnline/