16:30 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hajnat e thyejnë veturën në Prishtinë, ja çfarë i vodhën

Pasditja e sotme ka qenë e hidhur për një person nga Gjilani.

Hajnat i kanë thyer xhamin e veturës për t’i vjedhur gjësende me vlerë në pjesën e pasme të veturës.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun afër stadiumit të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe policia e Kosovës.

Indeksonline mëson se personit në fjalë i janë vjedhur para në vlerë përafërsisht 300 euro, 2 çanta të dorës, 2 zingjirë dhe një telefon./Indeksonline/