09:37 / E Premte, 22 Janar 2021 / k.v

Hajnat i futën në shtëpi, i vjedhin para e stoli ari

Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 18:00, persona të pa njohur me forcë kishin depërtuar në brendi të shtëpisë së tij në fshatin Prugofc të Prishtinës dhe kishin vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin, transmeton IndeksOnline.

Deri tani nuk është njoftuar për arrestimin apo identifikimin e hajnave./IndeksOnline/