09:27 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Hajnat i hyjnë në shtëpi, ia vjedhin 100 mijë euro pronarit në Prizren

Në orët e vona të mbrëmjes, policia në Prizren është njoftuar për një vjedhje të rëndë e cila ishte raportuar të ketë ndodhur në shtëpinë e një qytetari në fshatin Piranë.

Sipas raporteve hetimore thuhet se në intervalin kohor prej orës 20:20 minuta deri më 22:30 minuta dikush kishte hyrë në shtëpi dhe në një dhomë kishte marrë 100.000 euro dhe një qafore të artë.

Policia ka kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dha ka nisur me hetimin e rastit.