Hajnat kidnapojnë bosin e Bitcoin
Disa kidnapues në Ukrainë kanë lëshuar një punonjës të një këmbimore kriptomonetare të regjistruar në Britani, pasi morën më shumë se 1 milion dollarë vlerë të Bitcoin, tha Reuters të premten.
Pavel Lerner, një analist dhe ekspert i ‘blockchain’, u kidnapua nga disa njerëz të maskuar më 26 dhjetor, thuhet sipas deklaratës së kompanisë së tij, EXMO Finance, në uebfaqen e saj.
“Ky është rasti i parë i tillë në Ukrainë që lidhet me bitcoina”, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Jashtëm Arsen Avakov, transmeton Gazeta Express.
Ishte e paqartë se kush e pagoi ‘haraçin’. Puna e Lerner në EXMO nuk përfshinte qasje në asetet financiare të përdoruesve, tha kompania, duke shtuar se platforma vazhdoi të punojë normalisht.
Policia e Kievit ka nisur një hetim pasi burri u kidnapua në distriktin Obolon të Kievit, tha zëdhënësi i policisë Oksana Blyshchyk.
EXMO ka 900,000 përdorues, thuhet sipas uebfaqes.