10:14 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Hajnat në aksion gjatë pandemisë në Kosovë

Vjedhjet të shumta po ndodhin gjatë kohës kur Kosova po përballet me virusin Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Në raportin e Policisë 24 orësh mund të vëreni numrin e madh të vjedhjeve që u bëhet bizneseve në vend.

Vetëm mbrëmë janë rapotuar tri vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Prizren dhe një në Klinë.

Në Duhël të Prizrenit, mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar pasiqë në Autostradën Ibrahim Rugova, i kanë vjedhur shtatë kapak metalik të pusetave.

Ndërsa një person në fshatin Gjonaj ka raportuar se disa persona a të panjohur me forcë kanë depërtuar  në shtëpinë e tij dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe dy armë zjarri të cilat i kishte me leje.

E në rrugën “Ekrem Rexha” është raportuar se një person është arrestuar pasiqë me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie.

E në Klinë, një person ka raportuar se në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton IndeksOnline.

Ja raporti i Policisë për vjedhjet në 24 orët e fundit:

Duhel, Prizren 24.03.2020-22:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në Autostradën Ibrahim Rugova, i kanë vjedhur shtatë (7) kapak metalik të pusetave. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

·         Fsh. Gjonaj, Prizren 10.03.2020-NN.  Me 25.03.2020 Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar  në shtëpinë e tij dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe dy armë zjarri të cilat i kishte me leje. Vlen të cekte se viktima nuk gjendej në shtëpi pasi ishte me punë të përkohshme në Maqedoni.

·         Rr. Ekrem Rexha, Prizren 25.03.2020 20:07-20:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie vlera e të cilave nuk dihet. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fsh. Klinavc, Klinë 24.03.2020-21:40.  Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ishte (duke punuar) në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.