11:06 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. M.

Hajnat në Kamenicë, vjedhin laptopë, orë dore, parfume…!

Raportohet se dje në Kamenicë, një person është ankuar në stacionin e policisë së persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të PK-së, persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një laptop, tri orë dore, tri parfume dhe para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar.  /Indeksonline/