10:21 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Hajnat s’kanë të ndalur, tri raste vjedhjesh vetëm në Prishtinë e Fushë-Kosovë

Nata e mbrëmshme nuk ka qenë e lehtë për Policinë e Kosovës. Ata që na ofrojnë siguri gjatë 24 orëve e 7 ditëve të javës, mbrëmë janë përballur me tri raste të vjedhjeve vetëm në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Sic raporton Policia e Kosovës në orën 03:55 të mëngjesit të së hënës një qytetar ka raportuar se brenda lokalit të tij i janë vjedhur, para të gatshme, shuma e të cilave ende nuk dihet.

Video ilustrim

Ndërsa në Fushë Kosovë me mëngjes është raportuar se persona të panjohur ja kanë marrë një cantë krahu në të cilën kishte para.

“I dyshuari është futur në një veturë dhe së bashku me një të dyshuar tjetër kanë ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë, Obiliq. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim të veturës dhe personave të dyshimtë”, thekson policia.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur sërish në kryeqytet.

Kësaj radhe një i huaj pasi ikishte hapur  me forcë veturën e një qytetari ka kryer vjedhje.

Video ilustrim

Policia bën të ditur se i huaji nuk posedonte asnjë document me vete dhe se në konsultim me prokurorin i njëjtë është dërguar në mbajtje.