11:14 / E Hënë, 12 Nëntor 2018

Hajnat tentojnë të grabisin një dyqan në rrugën “Enver Maloku”

Një tentim grabtije ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Maloku”.

Ankuesi mashkull ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market, tre të dyshuar meshkuj, nën kërcënim të armës, përkatësisht shkopit dhe thikës, kanë tentuar të grabitin arkën mirëpo pasi është aktivizuar alarmi të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/