09:02 / E Premte, 30 Tetor 2020

Hajnat vjedhin 50 mijë euro dhe stoli në vlerë 40 mijë euro në Prizren, flasin nga Policia

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një vjedhje në Prizren.

Në fshatin Krajkë të Prizrenit, dyshohet se disa persona kanë vjedhur 50 mijë euro si dhe ari në vlerë 40 mijë euro.

Shaban Osmanollaj, zëdhënës për rajonin e Prizrenit, ka dhënë detaje për IndeksOnline, lidhur me rastin në fjalë.

“Me daten 29.10.2020 rreth ores 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajke-Has e ka njoftuar policinë në Prizren, se nga persona të panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimes shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njesitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njesia e hetimeve rajonale ne Prizren”, ka thënë ai. /IndeksOnline/