75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hajni nga Shqipëria që vidhte në Gjakovë, dënohet me 2 vite e 9 muaj burg

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shqiptuar dënimin prej dy vite e 9 muaj burgim efektiv për të akuzuarin A.G, shtetas i Republikës së Shqipërisë, për një seri të vjedhjeve të rënda të kryera në objekte fetare në rajonin e Gjakovës.

I akuzuari A.G. është shpallur fajtor për tri vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe është dënuar me dënim unik, me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e 9 muaj ku në këtë dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17 shtator 2018.

“I akuzuari A.G. me datë 28 dhjetor 2016 në fshatin Duznje të Gjakovës, në objektin fetar tyrbja e “Babës Danë” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm është futur me forcë duke përvetësuar një sasi të parave të cilat janë tubuar nga besimtarët (nezrat). I njëjti prapë me datën 15 shtator 2018 në orët e vona pas mesnate është futur me forcë në tyrben e “Shejh Rama” dhe tyrbes së “Babës Danë”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Indeksonline.

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/